Një vajzë 21 vjeçe arrestua dy ditë më parë nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim për gjobëvënie.
“Panorama” shkruan se Desilvja Menaj, e cila është studente në Fakultetin Ekonomik në Tiranë, u dorëzua në Komisariatin nr.3, e shoqëruar nga avokati i saj dhe pas prangosjes u transferua drejt Policisë së Vlorës.
21-vjeçarja rezulton e dënuar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, me 1 vit e 4 muaj burg, me akuzën “shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.
Në nëntor të vitit 2014 ajo i vuri gjobë me anë të mesazheve në celular, të dashurit të saj. Ajo i kërkonte biznesmenit nga Vlora, shtetasit E.C., 15 mijë euro, në mënyrë që të mos e bënte publike lidhjen e tyre.