Arrestohet terroristi i sulmeve të djeshme në aeroportin e Brukselit. Mediat ndërkombëtare raportojnë se Najim Laachraoui, personi që shfaqet në foto me xhaketë të bardhë dhe kapelë te zezë, i cili është fotografuar së bashku me dy kamikazët që hodhën veten në erë në aeroportin Zaventem të Brukselit, u kap sot në Anderlecht.
Policia belge publikoi dje foton duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij, ndërsa sot u mësua emri i tij.
Mediat belge thonë se Najim Laachraoui, 24 vjeç, është rritur në Bruksel në lagjen Schaerbeek dhe ishte shumë i njohur për policinë. Ai besohet se ka udhëtuar në Siri në 2013-n dhe mendohet se është një ndër njerëzit kyç për rekrutimin e të rinjve për xhihad në Bruksel.
Televizioni shtetëror RTBF thotë se ai mund të jetë një nga prodhuesit e bombave që u përdorën në sulmet e Parisit. Sipas prokurorëve, ADN-ja e tij ishte gjetur në shtëpitë e përdorura nga atentatorët e Parisit vitin e kaluar.