Një 35-vjeçar, TikTok-er shqiptar, i cili akuzohet për dhunë ndaj personave me aftësi të kufizuar në rrjetet sociale ka rënë në prangat e policisë greke.

Bëhet fjalë për Florian Zanin, ndaj të cilit u bënë disa denoncime për dhunë raciale, fyerje dhe ofendime të personave me aftësi ndryshe.

Në një njoftim përkatës nga Nëndrejtoria e Sigurimit të Shtetit të Drejtorisë së Sigurisë së Atikës, mesditën e djeshme, 6 shkurt 2024, u bë e ditur se në një zonë të Atikës, është arrestuar një 35-vjeçar me akuzën për dëmtim ndaj personave të shtresave vulnerabël, me rrethanë rënduese të nenit për karakteristikat e krimeve me motive racore për shkak të aftësisë së kufizuar.

Kanë qenë pikërisht organizatat në mbrojtje të këtyre grupimeve të cilat e denoncuan pasi shqiptari në rrjetet sociale TikTok dhe Youtube po bënte një transmetim live ku abuzonte seksualisht dhe në vazhdim fyente dhe i tallte viktimat e tij live në rrjetet sociale.

Përveç kësaj, ai komentonte negativisht afërsitë e tyre si lidhur me drejtimin seksual të kësaj shtese sipas policisë greke. Komentet e tij shkaktuan shumë reagime në opinionin publik.

Ka qenë urdhër i prokurorisë së Athinës për ta ndaluar direkt dhe ta shoqërojnë në drejtorinë e policisë ku mbahet nën akuza të rënda.

Në banesën të cilën kryhej transmetimi live, pasi u arrestua Florian Zani, u gjetën edhe dy persona me aftësi të kufizuar të cilët nuk ishin në gjendje të mbronin veten e tyre prej akteve poshtëruese dhe ofenduese të TikTok-erit shqiptar.

Ata u dërguan në një fondacion ku do të mbahen nën kujdesin e mjekëve të specializuar.