Një tjetër deputet është arrestuar në Kosovë. Bëhet fjalë për deputetin e AAK, Shkumbin Demaliaj. Sipas mediave kosovare, deputeti Demaliaj është ndaluar për veprën penale të kanosjes.

Ai do të mbahet në paraburgim për 48 orë. Demaliaj akuzohet se ka kërcënuar ish-prokurorin Elez Blakaj. Në një intervistë televizive, deputeti kishte kërcënuar ish-prokurorin dhe e kishte ofenduar.

Një ditë më parë u arrestua edhe deputeti Milaim Zeka për kanosje ndaj prokurorit. Sot Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi ndaj tij arrest me burg për 30 ditë.