26 qershor 2015 – Pas arrestimit të 22-vjeçarit Saleo Roci "Lexo këtu", efektivët e Durrësit kanë vënë në pranga edhe hajdutin tjetër që ishte në kërkim, 32-vjeçarin Hasan Beqiri, banues në Peqin.
Ndalimi i tij u bë i mundur pasi në bashkëpunim edhe me Rocin, në periudha të ndryshme kohore ata u kanë vjedhur varëset nga qafa 3 shtetaseve, L.B., 62 vjeçe,L.M.,57 vjeçe,V.K.,73 vjeçe, banuese në Durrës.
Roci dhe Beqiri akuzohen për veprën penale “Vjedhje në bashkëpunim”, të cilët do të gjykohen nga Gjykata e Durrësit.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/