Një 32-vjeçar nga Durrësi, ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi rezultonte i shpallur në kërkim.
Burime policore bëjnë të ditur se 32-vjeçari E.B. rezultonte i dënuar nga Gjykata e Tiranës me masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Ndaj të riut rëndon akuza për konsumimin e veprës penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar në nenin 114/2 të Kodit Penal.





