Shfrytëzonte femra për prostitucion në Itali, arrestohet në Durrës tutori. Policia e Shijakut ka vënë në pranga për llogari të drejtësisë italiane një 49-vjeçar nga Xhafzotaj. Sipas policisë, shtetasi Fatmir Mema, 49 vjeç, është arrestuar për arsye se në kohën që ka jetuar në shtetin italian ka shfrytëzuar për prostitucion femra të ndryshme. Ka qenë pikërisht njëra prej vajzave që 49-vjeçari shfrytëzonte ajo që ka bërë denoncimin në polici. Por, ndonëse, përpjekjet e policisë vendase për të vënë në pranga shfrytëzuesin kanë qenë të shumta, nuk kanë arritur ta vënë pas hekurave 47-vjeçarin nga Xhafzotaj. Mema sapo është informuar se ndaj tij ishte bërë një denoncim është larguar nga Italia.

Në mënyrë që t’i shmangej drejtësisë së shtetit fqinj 49-vjeçari ka gjetur strehë në vendlindjen e tij në Xhafzotaj. Sipas bluve, arrestimi i tij u bë në orët e parë të mëngjesit të së premtes në banesën e tij në Xhafzotaj, ndërsa mësohet se Mema nuk ka bërë rezistencë. Ai është dwnuar me 20 vjet burg në mungesë në vendin fqinjë. Më datë 17.04.2012, 49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet e drejtesisë të Catanzaros në Itali e kanë dënuar me 20 vjet burg dhe kanë lëshuar “Urdhër Arresti” për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe shfrytëzimit në formën e skllavërisë.