Ronxhensa Kapurani, e njohur me emrin Marina Fara, ka rënë në prangat e policisë dy ditë më parë.

Vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, është arrestuar në Vorë, ku sipas policisë, posedonte një sasi kokaine.

Mësohet se 39-vjeçares, i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan -R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike Kokaine”, njoftoi policia.

Ende nuk dihet se çfarë ka deklaruar 39-vjeçarja për arrestimin e dy ditëve me parë, ndërsa nuk ka asnjë reagim as nga mamaja e saj Eli Fara.