Mediat kosovare shkruajnë se policia ka arrestuar vëllanë e këngëtareve të njohura si motrat Mustafa.
Siç shkruan “Indeksonline”, e cila i referohet burimeve të policisë, gjatë ditës së djeshme një grua nga Prizreni ka denoncuar në Policinë e Kosovës se është dhunuar nga bashkëshorti i saj.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se personi që dhunoi gruan është Liridon Mustafa, vëllai i Motrave Mustafa.
Mësohet se ai ka dhunuar fizikisht gruan e tij dhe i ka shkaktuar lëndime, ku asaj i është dashur trajtim mjekësor.