Një tjetër rast i dhunës së familjes raportohet në Gjirokastër, aty ku policia ka vënë në pranga shtetasin me inicialet A.Sh, me akuzën se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.

Po ashtu, policia bën me dije se ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë edhe për bashkëshorten e tij, pasi edhe ajo ka ushtruar dhunë ndaj kunatës.

Njoftimi i Policisë Gjirokastër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen M. Sh., 44 vjeçe, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së shtetasit A. Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.