Kapet dhe arrestohet autori i vrasjes së shtetasit Holdi Hajdari, 30 vjeç, të ndodhur në mbrëmjen e datës 11 tetor 2018 në zonën e Kombinatit.

Më shumë se 24 orë pas krimit, autoritetet policore të Komisariatit numër 6 kanë mundur të arrestojnë autorin: Muhamet Sallahi, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Mbrëmjen e 11 Tetorit, Sallahi goditi disa herë me thikë në trup 30-vjeçarin Holdi Hajdari. Ndonëse u dërgua në spital, i riu nuk mundi të mbijetonte dhe gjeti vdekjen mëngjesin e së premtes.

Në njoftimin e saj, policia e kryeqytetit thotë se pas kësaj vrasjeje qëndrojnë motivet e dobëta.

Muhamet Sallahi e dinte që Holdi Hajdarit i kishte dërguar një sasi lekësh babai nga Greqia dhe për këtë ka organizuar grabitjen. Si Holdi Hajdari, por edhe personi që e vrau atë, ishin përdorues droge, ndërsa kjo vërtetohet edhe nga shiringat që janë brenda banesës. Pasi e qëlloi me thikë Holdi Hajdrin, autori u largua, por në arrati qëndroi vetëm 24 orë pas është prangosur.