Policia ka arrestuar sot drejtorin e Agjencisë Rajonale të Vlorës, Kreshnik Lilaj, pasi ka shkaktuar një aksident duke përplasur 11 makina të parkuara.

Sipas policisë, Lilaj është arrestuar pasi nga matja që i është bërë nivelit të alkoolit, ai ka rezultuar në gjendje të dehur.

"Arrestimi i tij u bë për arsye se ditën e djeshme në lagjen “24 Maji” pranë rrethrrotullimit të “Omonias”, shtetasi K.L., duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjete të tjera të parkuara duke dëmtuar disa prej tyre por edhe veten e tij. Pas matjes me aparatin drager, rezultoi se shtetasi K.L., drejtonte mjetin në gjendje të dehur", njofton policia.