GJKKO vendosi sot që të lërë në arrest shtëpie kryetarin e bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja për shpërdorim detyre.

Gazetarët investigativë, Artan Hoxha dhe Klodiana Lala, duke komentuar masat ndaj pushtetarëve vendorë, deklaruan në një emision televiziv, se ky vendim është selektiv dhe një masë shtrënguese e rëndë, kur për zyrtarë të tjerë vendorë si në Tiranë, nuk ka asnjë masë të tillë.

Klodiana Lala: GJKKO ka pranuar këkresën e prokurorit për kryetarin Rexhë Byberi dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja për dy segmente rrugore. Sipas akuzës, përmes veprimeve dhe mosveprimeve këta i kanë shkaktuar shteti një dëm prej 277 milionë lekë të reja.

Artan Hoxha: Rexhë Byberi ka qenë njëri prej njerëzve kryesorë të PD-së. Ka fituar për të në Margegaj që përfshin Dragobinë dhe Shoshajn, pastaj ishte një mandat me LSI. Më pas me PS si kryetar i bashkisë ka qenë me PS. Ky është një faktor që ka fituar me të gjitha partitë. Ka fituar me të gjitha partitë.

Klodiana Lala: Ka pritur edhe Mcgonigal, i ka dhënë titullin “qytetar nderi”.

Artan Hoxha: Ka fituar zgjedhjet në komunën e Valbonës. PS bashkinë nuk e ka marrë ndonjëherë, vetëm me Rexhën. Rexha është i palëvizshëm. Kanë shkuar te Rexha dhe ai ka fituar. Janë kryetarët e bashkive që janë larg Tiranës, si Hasi, tropoja, Kukësi. Ky ka historik shumë interesant. Shumë mirë që hetohet, por më duket selektive dhe një pjesë e prokurorëve që kanë punuar në Tropojë e njohin Rexhën. Abuzimi i tyre varet nga fondet dhe dihet sa fonde marrin ata. Më me shpejtësi duhen hetuar ata që menaxhojnë para të madhe, pastaj Rexha.

Klodiana Lala: Nëse kemi aferën e inceneratorëve dhe asnjë të prekur në bashkinë e Tiranës, caktohet masë arrest në shtëpi, për Rexhën, kur ka 1 për qind të buxhetit të Tiranës. Nuk e kam takuar asnjëherë. I vetmi rast kur jam përballur me të ka qenë kur erdhi në SPAK. Ne kujtuam se do të pyetej për çështjen McGonigal. Për sa kohë, që kjo çështje ka përfunduar, nuk duhet të ketë këtë masë.

Artan Hoxha: Maksimumi i korrupsionit që mund të bënte Rexha ka qenë një drekë për McGonigal, mund t’i ketë çuar në Valbonë. Rexha e ka edhe shtëpinë në një vend që sheh nga sipër qytetin. Rexha si lajm në Tiranë është lajm i madh.