Inter mundi 1-0 Juventusin në përballjen direkte dhe një hap të rëndësishëm për titullin kampion.
Megjithatë, për ish-trajnerin Arrigo Sacchi çështja e titullit mbetet e hapur.
“Inter e fitoi me meritë ndeshjen ndaj Juventusit, por sa i takon titullit kampion nuk ka mbaruar ende asgjë. Është e vërtetë se Inter ka katër pikë më shumë se Juventus dhe një ndeshje për të rikuperuar ndaj Atalantës. Por, Atalanta është një kundërshtar i vështirë që është rikthyer të bëjë paraqitje të mëdha”, tha Sacchi.
“Zonja e Vjetër” – “Kaq është mundësia e Juventusit. Janë të fortë në prapavijë, kanë muskuj dhe shumë forcë fizike. Ishin në pritje ndaj Interit dhe tentuan me kundërsulme, por superioriteti i Interit ishte i dukshëm. Zikaltërit kanë diçka më shumë, e kotë që ta mohosh. Juventus krijoi vetëm një rast në pjesën e parë kur Vlahovic gaboi stopimin në zonën e Inter, por kaq është shumë pak nëse kërkon të dalësh me pikë nga San Siro. Ju e dini mua më pëlqejnë skuadrat që janë protagoniste në fushë dhe Juventus nuk bën pjesë në grupin e këtyre skuadrave”, u shpreh Sacchi.





