Milani dhe Zlatan Ibrahimovic do të vazhdojnë bashkëpunimin. Arritja e një marrëveshjeje mes klubit kuqezi dhe gjigandit suedez përsa i përket rinovimit të kontratës është gjithnjë e më pranë.

Nga bisedimet që palët kanë patur sëfundmi është zbuluar se firma e Ibrës për zgjatjen e kontratës me kuqezinjtë edhe me një sezon është shumë afër. Shifrat e operacionit nuk kanë ndryshuar flitet për një pagë prej 6 milionë eurosh për një sezon, por ka ndryshuar paga fikse duke u rritur disa ndërsa bonuset janë ulur.

Zyrtarizimi do të vijë pas pak orësh, me Zlatan që do t’i bashkohet Milanit në stërvitje.