Firma e Zlatan Ibrahimoviç që do ta lidhë me Milanin edhe për një sezon tjetër tashmë është një hap larg. Sipas asaj që raporton gazetari sportiv, Manuele Bajokini, sulmuesi suedez dhe klubi kuqezi do të duhet të zgjidhin disa burokraci të vogla, por ndërkohë akordi është arritur plotësisht.Rinovimi i Ibrahimoviç me Milanin do të vijë nga sonte në mbrëmje ose maksimumi nesër.
Bomberi suedez ka qenë vendimtar këtë sezon me kuqezinjtë teksa është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 25 ndeshje duke realizuar 17 gola dhe duke dhuruar 3 asist.





