Itali, 23 maj 2014 – Sipas asaj që raporton "Corriere dello Sport", Inter ka arritur marrëveshjen me mesfushorin nga Mitrovica të Napolit, Valon Behrami.
Drejtuesit zikaltër dhe lojtari i kombëtares zvicerane kanë rënë dakord për: kontratë deri në fund të 2017-ës dhe me një pagë më të lartë se ajo që merr aktualisht në "San Paolo" (1,8 milionë euro në sezon).
Behrami është një nxënës i Walter Mazzarrit. Gjatë kohës kur tekniku toskan drejtonte Axurrët, shqiptari nga Mitrovica ishte një ndër pikat kyçe të lojës së tij.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





