SHBA – Senati amerikan ka miratuar një marrëveshje për të shmangur rritjet e taksave dhe shkurtimet e shpenzimeve njohur ndryshe si "gremina fiskal". 

Presidenti Obama dhe republikanët në Senat arritën një marrëveshje të përgjithshme të hënën vonë për t'i lënë taksat mbi të ardhurat të rriten në mënyrë të konsiderueshme për herë të parë në më shumë se dy dekada, duke përmbushur premtimin e Obamës për të ngritur taksat për të pasurit dhe për shmangien e efekteve negative të krizës fiskale. 

Zëvendës presidenti Joe Bajden shkoi mbrëmë në Senat për të shpjeguar detajet e marrëveshjes që ai arriti me udhëheqësin e pakicës republikane në Senat, Mitch McConnell. 

Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët do ta shqyrtojë projekt ligjin sot, dhe një votim përfundimtar pritet nesër ose pasnesër.