Arrihet marrëveshja në Maqedoninë e Veriut për krijimin e qeverisë. Lajmin e ka bërë të ditur lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Zaev tha se se është arritur marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së për qeverinë e re për 4 vitet e ardhshme, bën me dije Alsat-m.

Ai theksoi se ai do të jetë kryeministër i vetëm i vendit për 4 vitet e plota të qeverisë LSDM-BDI, duke lënë të nënkuptohet se kryeministër shqiptar nuk do të ketë, sikurse ishte insisituar nga lideri i partisë shqiptare, Ali Ahmeti.