Arrihet marrëveshja për Reformën në Drejtësi. Lajmi është konfirmuar nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

“Kryetari i Kuvendit Ilir Meta pershendet marreveshjen e arritur per reformen ne drejtesi Meta, falenderoj Kryeministrin Rama, Kryetarin e PD Basha dhe ambasadoret Lu dhe Vlahutin Meta, marreveshja shenje pjekurie dhe bashkimi Meta, te formalizojme procesin me voten unanime ne Kuvend”.

Më herët, eurodeputeti Knut Fleckenstein konfirmoi hartimin e një drafti të ri për reformën në drejtësi pas negociatave mes palëve. Sipas tij, ky do të jetë drafti dhe propozimi i tyre i fundit, ndaj u bën thirrje deputetëve që ta votojnë.

“Propozimi i fundit mbi tavolinë, tani votojeni Këshilla ime, lërini diskutimet dhe votojeni”,shkruan në rrjetin social Tëitter, eurodeputeti Fleckenstein.