Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se Shqipëria ka siguruar marrëveshjen për të marrë 50.000 vaksina Sputnik V.

“Shqipëria siguron marrëveshjen për 50,000 vaksina Sputnik”, thotë Manastirliu.

Në një intervistë për “Tv Klan”, ministrja thotë se sasia e parë e kësaj vaksine do të mbërrijë në vendin tonë brenda muajit prill.

Më herët ministrja e Shëndetësisë ka bërë me dije se ditën e sotme janë kryer 12.944 vaksinime në të gjithë vendin, ndërsa që prej fillimit te fushatës janë kryer gjithsej 294.160 vaksinime në vendin tonë.

Në vendin tonë aktualisht janë duke u përdorur vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.