2 qershor 2015 – Në Maqedoni do të zhvillohen zgjedhje të reja të parakohshme në prill të 2016-s. Deklaratën e bëri Eurokomisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian Johannes Hahn, pas negociatave disaorëshe që u zhvilluan sot me liderët e katër partive politike. 

Hahn tha se përfundimisht është arritur marrëveshja për organizimin e zgjedhjeve të reja. Sipas tij, detajet për atë se kush do të organizojë zgjedhjet dhe kush do të jetë në krye të qeverisë do të diskutohen në një takim të radhës që do të zhvillohet në Bruksel gjatë javës së ardhshme.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/