Është arritur paqja mes Erdogan dhe Putin. Pas sulmit terrorist në aeroportin Ataturk, kreu I Kremlinit ka telefonuar homologun e tij për t’i shprehur ngushëllimet e rusëve për tragjedinë e Stambollit.
Paqja është tashmë e konfirmuar, nisur edhe nga fakti se së shpejti do të zhvillohet një takim kokë më kokë mes dy liderëve, që do të shoqërohet me heqjen e sanksioneve ruse ndaj Turqisë. “I kam kërkuar qeverisë ruse që t’i heqë”, ka deklaruar presidenti Putin.
Kanë kaluar thuajse 7 muaj që nga rrëzimi i avionit “Sukhoi Su-24” nga aviacioni turk në afërsi me kufirin sirian.
Rrëzimi i avionit shkaktoi një krizë diplomatike shumë të rëndë, duke i dhënë jetë një seri sanksionesh nga ana e Moskës, aviacioni i të cilës kishte lokalizuar disa herë përmes radarëve avionët turq në qiejtë sirianë, duke dhënë mesazhin: jemi gati të reagojmë fuqishëm.





