Ka shkuar në 800.000 numri total i qytetarëve të vaksinuar kundër COVID-19 në Shqipëri. Shifrat janë publikuar nga kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
Qeveria ka deklaruar objektivin për të arritur në 1 milion vaksinime kundër COVID brenda muajit qershor.
Ditët e fundit, në Shqipëri është ulur ndjeshëm numri i viktimave nga COVID-19 dhe i rasteve të reja. Në 24 orët e fundit, në vendin tonë u regjistrua 1 viktimë dhe 5 qytetarë të infektuar me koronavirus.





