Enzimat që përshpejtojnë metabolizmin e alkoolit në stomak krijojnë efektin e miliona qelizave të mëlçisë të cilat nxisin dekompozimin e tij dhe vjen deri te rënia e nivelit të alkoolit në gjak. 

Adhuruesit e alkoolit së shpejti do të mund të kthehen në gjendje të kthjellët në afat prej disa sekondash, pohojnë shkencëtarët nga Instituti i Teknologjisë Massachusetts. Ata kanë shpikur koktejin e enzimave për dekompozim të shpejtë të alkoolit, ndërsa pohojnë që do të duket thuajse miliona qeliza të mëlçisë janë vendosur në stomak.

Një nga enzimat, oksidaza (oxidase), përgjegjëse për dekompozimin e alkoolit gjithmonë është në kombinim me produktin e peroksidit të hidrogjenit, i cili është potencialisht i dëmshëm nëse konsumohet shpesh.

Prandaj është e nevojshme të përdoret me enzimat tjera për të parandaluar efektin e tij të dëmshëm. Testimet kanë treguar se si përdorimi i këtyre enzimave rezulton me kthjellje momentale dhe rënie të alkoolit në gjak, ndërsa vetë trajtimi quhet kundërilaçi për dehje.

“Nanokapsulat e mbushura me enzime përshpejtojnë djegien dhe tretjen e alkoolit dhe mund të vendosen në pilulë të zakonshme”,– ka thënë udhëheqësi i ekipit të shkencëtarëve, profesori i biokimisë dhe inxhinieri biomolekular, Yunfeng Lu. Injeksionime këto nanokapsula ka kthjellur minjtë laboratorikë për pak sekonda. Ai thekson që nevojiten edhe testime tjera para se pilulat të lëshohen në qarkullim për shitje.