Autoritetet britanike kanë vënë në pranga një 20-vjeçar shqiptar. I riu edhe pse tentoi të arratisej policia arriti ta vendoste në pranga. I arrestuari është identifikuar si Amarildo Huba.
I riu u përpoq të arratisej duke u hedhur nga dritaret e katit të tretë kur policia u fut në shtëpinë e barit ku po punonte ai. Më tej bëhet me dije se ngjarja ndodhi më 19 mars të vitit të kaluar. 20-vjeçari ia doli t’i arratisej policisë, por vetëm për pak kohë.
Policia gjeti në shtëpinë e barit një furçë dhëmbësh ku i morën ADN-në dhe vërtetuan përfshirjen e tij në aktivitetin kriminal. Shqiptari u gjurmua dhe u vu në pranga në shkurt të këtij viti. Ai kujdesej për 519 rrënjë kanabisi.
Ato do të kishin prodhuar 45.5 kilogramë hashash sipas mediave dhe nëse do dilte në treg do kishte një vlerë mbi 500 mijë Paund. Huba pranoi se po punonte thjesht si “kopshtar”, pasi donte të lante një borxh prej 6 mijë Paundësh që e kishte kur kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Por pavarësisht justifikimeve, shqiptari u dënua me 15 muaj burg.