Duke qenë se gjatë natës vendi ynë është përfshirë nga reshje dëbore, në shumë zona ka shkaktuar probleme në qarkullim.
Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën që të mos bëhen burim aksidentesh, ndërsa njofton akset që kanë probleme dhe kalimi është i mundur vetëm me zinxhir.
POSTIMI I PLOTË
Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare
Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet shoqëruar me temperatura të ulëta.
Kontraktorët kanë bërë shpërnadrjen e kripës dhe pastrimin e të gjitha akseve, si në: Dedaj-Razëm-Bogë, Qafë Mali-Fierzë, Kuben Vasije, Tammare-Shkodër, Burrel-Klos-Peshkopi, Kukë-Has, Përrenjas-Kapshticë, ku qarkullimi vazhdon normalisht.
Në akset Korçë-Qafë Qarri, Korçë-Dardhë, në pjesën fundore të aksit Krujë-Sarisalltik me gjatësi prej 2 km rekomandohen goma dimërore dhe përdoruesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave. Vazhdon puna me mjete borë pastruese.
Në akset e Dajtit, Qafë Priskë- Qafë Mollë rekomandohet kalimi me zinxhirë, pasi ka prezencë të ngricave në disa vende.
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë





