Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar në lidhje me situatën në disa nga akset kryesore të vendit pas reshjeve të shiut dhe borës.
ARRSH bën me dije se qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale. Po ashtu këshillohen drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.
“Në Rajonin Jugor dhe në Rajonin Qendror reshjet kanë pushuar, kontraktorët kanë punuar me mjete borëpastruese dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës në ato segmente ku ka pasur prezencë bore.
Në Rajonin Verior gjatë natës ka pasur kryesisht reshje shiu, pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve, është punuar në Qafë Mali-Fierzë për pastrimin e aksit.
Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale.
Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”-informon ARRSH./