Autoritetit Rrugor Shqiptar, përmes një postimi në rrjetet sociale, iu bën thirrje përdoruesve të rrugës të kenë kujdes për shkak të motit të keq
ARRSH shkruan se deri në këto momente nuk paraqiten probleme në akset nacionale apo me qarkullimin e mjeteve.
Mësohet se kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve nga rënia e materialeve përgjatë rrugëve.
ARRSH ka edhe një apel për përdoruesit e rrugës, të cilët i fton të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, e të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.