Për plot 21 ditë trafiku do të devijohe në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, pasi ky segment do t’i nënshtrohet riparimeve.

Lajmin e bën me dije Autoriteti Rrugor Shqiptar duke njoftuar se ditën e nesërme më datë 23.05.2023 do të fillojë riparimet e shtresave të asfaltit në këtë segment.

Gjatë periudhës për 21 ditë që do të kryhen riparime në këtë aks do të vendosen tabela informuese për devijimin e trafikut.

Puna do të realizohet me segmente të pjesshme dhe me devijime alternative për të mos sjellë ndërprerje të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i ARRSH:

• 4 ditët e para do të punohet në segmentin Kryqëzim Luz–Kryqëzim Borizanë, ku sensi i lëvizjes Tiranë–Milot do të qarkullojë nëpërmjet rrugës alternative në segmentin Kryqëzim Luz–Qendër Borizanë–Kryqëzim Borizanë.

• Duke filluar nga dita e pestë deri në ditën e gjashtë, puna do të vijojë në segmentin Kryqëzim Borizanë–Rrethrrotullimi Thumanë. Sensi Tiranë– Milot do të kalojë në segmentin Kryqëzim Borizanë–Qendër Borizanë–Thumanë-Rrethrrotullimi Thumanë. Më pas do të vijojë lëvizjen normale në drejtim të Milotit.

• Duke filluar nga dita e shtatë deri në ditën e nëntë, puna do të vazhdojë në segmentin Rrethrrotullimi Thumanë-Kryqëzim Borizanë. Sensi Tiranë–Milot do të kalojë në segmentin Kryqëzim Borizanë-Qendër Borizanë-Thumanë-Rrethrrotullimi Thumanë.

• Duke filluar nga dita e dhjetë deri në ditën e katërmbedhjetë, puna do të vazhdojë në segmentin Kryqëzim Borizanë-Kryqezim Luz. Sensi Tiranë-Milot do të kalojë në segmentin Kryqëzim Luz-Qendër Borizanë-Kryqëzim Borizanë.

• Duke filluar nga dita e pesëmbëdhjetë deri në ditën e shtatëmbëdhjetë, puna do të vazhdojë në segmentin Degëzim Y-Kryqëzim Luz. Sensi Tiranë–Milot do të kalojë në segmentin Degëzim Y-Fushë Krujë-Unazë-Kryqëzim Luz.

• Duke filluar nga dita e tetëmbëdhjetë deri në ditën e njëzet e një, puna do të vazhdojë në segmentin Kryqëzim Luz-Degëzim Y. Sensi Tiranë-Milot do të kalojë në segmentin Degëzim Y-Fushë Krujë-Unazë-Kryqëzim Luz.