Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se të gjitha akset nacionale janë të kalueshme, pas reshjeve të dëborës që ranë ditën e djeshme.

Në një njoftim ARRSH këshillon drejtuesit e mjeteve të pajisen me doma dimërore dhe zinxhirë dhe të respektojnë udhëzimet kur udhëtojnë në zona ku ka rënë reshje dëbore.

Njoftimi:

Njoftim mbi gjendjen e akseve rrugore
Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes, intensiteti i reshjeve ka rënë në të gjithë territorin.
Temperaturat kanë qenë në ulje deri në -6 në zonat malore.
Grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë dëbore për pastrimin, zgjerimin dhe evitimin e ngricave.
Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
#ARRSH #MIE