Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën apel përdoruesve të rrugës që të tregojnë kujdes, pasi në orët në vijim parashikohen reshje dëbore në zonat malore, të cilat do të kenë intensitet deri mesatar.
“Parashikohen reshje bore përgjatë zonave malore, të cilat do të kenë intensitet deri mesatar. Mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.
Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri dhe po monitorojnë në vazhdimësi situatën për të mbajtur të hapura të gjitha akset.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes për shkak të lagështirës, sidomos gjatë orëve të para të mëngjesit dhe gjatë natës, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.





