Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se nga data 26 shtator do të hapet për qarkullimin e mjeteve aksi kryesor nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta.
Sipas ARRSH, automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2, duke shmangur kështu rrethin provizor tek “O-Zone” e duke vazhduar më pas pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”.
Por për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” nuk do të kenë ndryshime për një periudhë 2-javore. Pas kësaj periudhe, do të kanalizohen në rrugën e re paralele të krahut të djathtë.