Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës bën me dije se pavarësisht se është detyrim i Bashkisë Shkodër, për aq kohë sa pushteti lokal nuk ka ndërhyrë deri më tani për zhbllokimin e aksit rrugor që e lidh me zonën e Thethit, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punën në terren.

Makineritë e ARRSH dhe kontraktorëve të mirëmbajtjes po punojnë aktualisht ne terren për pastrimin e dëborës dhe hedhjen e kripës duke ju ardhur në ndihmë banorëve të zonës.