Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot mbi gjendjen e akseve kombëtare. Mësohet se në të gjithë territorin nuk ka pasur reshje.

Në njoftimin zyrtare, thuhet se kontraktorët gjatë natës kanë bërë pastrimin e akseve dhe shpërnadrjen e kripës.

Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset kombëtare.

“Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.”, përfundon njoftimi.