Punimet në rrethrrotullimin e nyjes së TEG-ut kanë hyrë në një fazë të re, ku do të fillojnë punimet për nënkalimin e aksit kryesor.

Duke filluar nga nesër datë 30.04.2022 trafiku i makinave do të spostohet në rampat anësore hyrëse dhe dalëse të rrethrrotullimit.

Hyrja në TEG do të bëhet me një sens lëvizje, vetëm hyrje.

Dalja do të bëhet nga mbrapa TEG-ut në anën veriore.

ARRSH kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve.