Drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato, njoftoi sot gjatë një daljeje për mediat se janë s’kualifikuar të gjitha ofertat e paraqitura për ndërtimin e lotit të parë të projektit të Unazës së Re për mospërputhje të kritereve.
“Asnjëra prej kompanive, të cilat gëzojnë të gjithë respektin tonë për emrin dhe bagazhin e tyre në fushën e infrastrukturës rrugore, nuk është paraqitur me dokumentacion të përputhur me kriteret e vendosura nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Ja përse sot, komisioni i vlerësimit të ofertave u ka komunikuar kompanive ofertuese vendimin për skualifikimin e ofertave të paraqitura për mospërputhje me kriteret e përcaktuara në dokumentet e garës”, tha ajo.
Tenderi i mëparshëm për lotin e parë të Unazës së Re, u anulua nga ARRSH pas mashtrimit të zbuluar të kompanisë fituese “DH Albania”.





