Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në asnjë prej akseve rrugore kombëtare nuk është i bllokuar nga reshjet e borës së ditëve të fundit, e qarkullimi bëhet pa problem. Kompanitë e mirëmbajtjes kanë bërë pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka pasur ngrica.

Vështirësi nga ngricat kanë vetëm dy akse rrugore, njofton ARRSH.

Konkretisht akset në cilat janë të domosdoshme përdorimi i zinxhirëve janë: Qafe Dragalice – Klenje dhe Klenje – Steblevë 15 – 17 km.