Mes skuadrave që kërkonin Dushan Vlahoviçin përpara transferimit të tij tek Juve ishte edhe Arsenali. Megjithatë, “topçinjtë” duket se nuk kanë reshtur së ndjekuri sulmuesin serb dhe sipas shtypit anglez, klubi i Artetës mund të përpiqet të bëjë një ofertë për bardhezinjtë, që do të vlerësojnë edhe mundësinë e një marrëveshjeje për Tomas Partejn, që në janar.

Sipas “The Sun”, do të ketë një përpjekje të tretë të londinezo-veriorëve, duke e kthyer në një ankand të mundshëm, sepse i interesuar për bomberin është edhe Çelsi. Juventusi e çmon kartonin e ish-yllit të Fiorentinës jo më pak se 60 milionë euro.

Por nëse Arsenali nuk do të gjejë një akord, mund të aplikojë Planin B, Ivan Tonej i Brentfordit..