Arsenali ka bërë një hap drejt transferimit të portierit David Raya.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se ”gardiani” i Brentford ka arritur marrëveshje në parim me klubin londinez rreth kushteve personale.

Brentford thuhet se është informuar nga ana e lojtarit se ai dëshiron të bashkohet me Arsenalin. 

Bisedimet mes klubeve mbi formulën e transferimit dhe çmimin tani pritet të përshpejtohen.

“Topçinjtë” duan të nënshkruajnë me spanjollin për të rritur konkurrencën e Aaron Ramsdale, i cili është portieri i parë.

David Raya ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024 me Brentford.

Bazuar në “Transfermarkt”, ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 30 milionë euro.