Arsenali prezanton fanellën e re që do të veshë në ndeshjet brenda fushe për sezonin futbollistik 2017-2018. Ndryshime të vogëla nga sponsori zyrtar Puma në fanellën e parë të topcinjëve të Londrës e cila është prezantuar nga tre lojtarët më të rëndësishëm të Arsenalit, sulmuesit Alexis Sanchez dhe Olivier Giroud dhe mesfushori turko-gjerman, Mesut Ozil.
Pas 2 dekadash, Arsenali i Arsene Wenger në sezonin e ri nuk do të marrë pjesë në Uefa Champions League pasi e mbylli kampionatin anglez në vendin e 5-të.