Arsenali më në fund rikthehet në rrugën e fitoreve pas katër ndeshjeve në Premier League. Skuadra e Arsene Wenger ka arritur që të marrë 3 pikë në transfertën e rëndësishme ndaj Bournmuthit.
“Topçinjtë” mbyllën gjithçka që në 45 minutat e para. Golat u shënuan Brenda dy minutash, Ozil 22’ dhe Chamberlain një minutë më vonë. Arsenali renditet në vendin e tretë në të njëjtën kuotë pikësh si Tottenhami, 5 pike më pak se Leicester.