Nxënësi më në fund e kalon mjeshtrin: Arsenali i trajnerit Arteta fiton titullin e parë të Anglisë për sezonin, duke mposhtur Manchester Cityn e Pep Guardiolës me penallti në finalen e Community Shield.
Koha e rregullt u mbyll 1-1, ndërsa tek penalltitë “Topçinjtë”, ishin më sakt duke fituar 4-1.
Në fillim, “Qytetarët” duken më në formë dhe më pak të frikësuar: pas pesë minutash, kampionët e Evropës provojnë me Julian Alvarez, për të cilin White është i kujdesshëm.
Më pas loja vazhdon me aksione të rrezikshme, por 45’ e para u mbyllën 0-0.
Edhe në pjesën e dytë loja është e ekuilibruar, për të zhbllokuar ndeshjen mendoi Palmer, i cili kaloi “Qytetarët” në epërsi në minutën e 77-të.
Topçinjtë vendosën ekulibrin në minutën e 101-të me një goditje të devijuar nga Trossard, për të fituar më pas me penallti.
Përcaktues ishin gabimet e De Bruyne dhe Rodri, si dhe një super Ramsdale.
Ky ishte trofeu i 17 i Community Shield për londinezët në historinë e tyre.





