Zaho, i vogëli i familjes Rama ka nisur sot për herë të parë shkollën. Nga mëngjesi në darkë, prej vitesh tashmë dëgjojmë si refren të përsëritur: Arsim publik, arsim falas, reformë në arsim etj…

Pa dashur t’i hyjmë çfarë është bërë e çfarë nuk është bërë, na mjafton fakti që kur vjen puna te fëmijët e tyre, politikanët apo njerëzit e pushtetshëm nuk i besojnë arsimit publik në Shqipëri.

Kështu ka bërë edhe vetë kryeministri Rama i cili nuk ka zgjedhur asnjë shkollë fillore shqiptare e publike për të çuar të voglin e tij. Rama ka zgjedhur një shkollë amerikane, mëson newsbomb.al.

Bëhet fjalë për WAT ose “World Academy of Tirana”, një shkollë ku flitet e mësohet vetëm anglisht. Shkolla ndodhet në Lundër dhe Zahos tashmë do i duhet të shkojë aty çdo ditë nga Surreli.

Nderkohe dosja.al shkruan se “Tirana International School” e ka tarifën, të paktën 20 mijë euro në vit.