Nga Artan FUGA
Arsimim publik falas, cilësor dhe sipas meritës, duke kërkuar vetëm një tarifë të vogël rregjistrimi për shërbimin administrativ!
Kaq.
Si në Europën Perëndimore! Çdo djalë apo vajzë emigrante, në botën e lirë, jashtë tenxheres së presionit të propagandës kriminale të lobive egoiste dhe korruptive, e di se ky është realitet i përditshëm, jeta e përditshme në Perëndimin europian!
Kjo politikë nuk është as djathtë, as e majtë, ose edhe e majtë sepse bazohet te politikat sociale, edhe e djathtë sepse jo vetëm kujdeset për shtersat popullore, por edhe liberale sepse bazohet te liberalizmi i vërtetë, dhe jo te liberalizmi rural, seppse ndan privaten nga publikja dhe lejon konkurrencën e lirë në tregun privat!
Ne nuk mund të paguajmë disa herë për të njejtin shërbim në arsimimi, edhe taksa,: edhe kontribute sociale dhe pagesa shtesë për të mbushur xhepat e ndokujt që në vend të arsimit na jep copa letrash pa vlerë !
90 përqind e rinisë shqiptare universitare ushqehet keq, jeton keq, është shumë e varfër, nuk ka mundësi të ushqehet në minimumin e nevojshëm, nuk blen dot librat e tekstet, nuk kulturohet dot!