26shtator 2015 – Sektori për Trafiqet dhe Narkotikët finalizon me sukses operacionin e koduar “Arsimtari”, duke arrestuar 5 persona, një prej të cilëve nga Durrësi. Onjel Take, 39 vjeç, është pjesë e grupit të prangosur nga policia. Sipas të dhënave zyrtare konfirmohet se, fillimisht u arrestun: Selman Tafa 62 vjeç, banues në Fushë-Krujë, Avni Murati, 38 vjeç, banues në Bathore, Tiranë, si dhe Sulejman Murati, 53 vjeç, banues në Bathore, Tiranë.
“Në Qerek, pranë aeroportit ”Nënë Tereza” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin Avni Murati, tip Fuoristardë, Nissan me targë AA183JO, i’u gjetën 2 armë zjarri automatike model 56 dhe 3 krëhëra me 34 copë fishekë. Pas ndalimit të tyre u prangosën edhe: Onjel Take 39 vjeç, banues në Durrës dhe Ergys Çela, 21 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Në makinën e tyre, Benz, me targa AA211LB u sekuestruan 500 gramë kanabis sativa”, tha policia. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Krujës për akuzat e trafikut të armëve dhe drogës.
/portali DurresLajm/