Supermodelja Kendall Jenner është treguar shumë strikte për ta mbajtur jetën e saj private larg “Keeping Up With The Kardashians”.

Sipas producentëve të spektaklit, 25-vjeçarja ja ka bërë të qartë familjes së saj se nëse nuk do të kishte një marrëdhënie më shumë se 1 vit, nuk do ta bënte publike në spektakël.

“Kendall ka pasur gjithmonë këtë rregull. Ajo kishte vendosur se duhej të ishte me dikë për të paktën 1 vit para se ta bënte pjesë të spektaklit, sepse ajo nuk i di gjithmonë cilat janë qëllimet e njerëzve. Për këtë arsye në një farë mënyre ne e mbajmë larg jetën e saj private, vetëm sepse ajo ka pasur një rregull”, ka thënë producenti.