Disa orë më parë Kim Kardashian postoi njoftimin në Instagramin e saj se familja e famshme do t’i japë fund serialit pas 20 sezonesh, por që janë dukur në fakt si 84 milionë vjet. Deklarata për ndjekësit, sado emocionuese, tregonte gjithsesi shumë pak detaje dhe sigurisht ata donin të dinin arsyen e vërtetë pse ”Keeping Up With the Kardashians” nuk do të vazhdojë më pas 2021-it.

Sipas burimeve për ”Entertament Toinight”, vendimi ka ardhur pa shumë dramë dhe nuk ka ndonjë arsye jo normale.

”Nuk ka pasur ndonjë arsye madhore përse ”KUWTK” u vendos të anulohej. Ishe një vendim i përbashkët i të gjithëve. Ata që e nisën serialin si fëmijë, tani kanë fëmijë vetë dhe po bëhet shumë e vështirë që shfaqja të regjistrohet, kur të gjithë jetojnë në vende të ndryshme. Familja i është mirënjohëse të gjithëve për punnën që kanë bërë gjatë këtyre viteve, por tani duan më shumë kohë që të fokusohen në të tjera projekte. Seriali këtë gjë nuk ja lejonte sepse i merrte shumë kohë.”– thanë burimet pranë familjes ndër të tjera.

Në fakt ky nuk është një vendim shumë i papritur. Kourtney Kardashian ishte tërhequr tashmë nga seriali, Kendall dhe Kylie në sezonet e fundit kanë qenë shumë pak pjesë e tij dhe Kim së fundmi ka thënë që nuk do ta shfaqë më për publikun jetën personale.

Sezoni i fundit i serialit do të transmetohet në muajt e parë të 2021-it, me shumicën e skenave që janë xhiruar gjatë karantinës së këtij viti.