Inter mundi AC Milan 2-0 në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve dhe tani është favorit i madh për t’u kualifikuar në finale.
Skuadra e Milanit që dëshiron të luajë pas 13 vitesh në finale dhe të pretendojë titullin, ka problem me sponsorin kryesor të fanellës dhe vendosi ta heqë atë!
Interi ka nënshkruar një marrëveshje për 85 milionë euro në vit me kompaninë e kriptomonedhave DigitalBits por siç shkruajnë në Itali dhe Spanjë ka një problem serioz financiar.
Në shkurt borxhi i kompanisë ndaj Interit ishte 6 milionë euro dhe në prill arriti në 17 milionë euro. “Ne e kuptojmë se kriza në sektorin e kriptomonedhave, e cila u përkeqësua gjatë tremujorit të dytë të 2022, ndikoi ndjeshëm në aftësinë e klientit për të përmbushur detyrimet e tij.
Ne po marrim të gjitha veprimet dhe burimet për të mbrojtur interesat dhe të drejtat tona kontraktuale dhe, ndërkohë, po heqim logon e partnerit nga faqja e internetit, tabelat dhe fanellat e ekipeve të të rinjve dhe femrave”, tha një zëdhënës në një deklaratë. Inter.
Logoja e kompanisë është hequr edhe më 30 prill në ndeshjen kundër Lazios në Serinë A. Të njëjtin problem po përballet edhe Roma.





