13 prill 2014– Nga qëndrimi për orë të tëra ulur, në një tavolinë shkrimi apo në divan, po shkaktohet rritja e përmasave të të pasmeve. Sipas shkencëtarëve izraelitë të Universitetit të Tel Aviv, bëhet fjalë për një shpërndarje qelizash në këtë zonë, ku sa më shumë të rrihet ulur, aq më shumë yndyra përhapet në këtë zonë të trupit.
Ky efekt duket se shkaktohet nga presioni i trupit në qeliza, gjë që zgjeron deri në 50% përmasat e të pasmeve. Mes objektivave të studimit, shpjegon studiuesi Amit Gefen, ishte edhe fakti se një stil jo i shëndetshëm jete mund të rezultojë më i dëmshëm se sa një regjim i gabuar ushqimor.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





